Lajme
Shkatërrohet laboratori i drogës në Zveçan, arrestohen katër serbë
Demokracia
18:49 | 19 Prill 2022

Share:

Sot është shkatërruar edhe një laboratori i kultivimit të substancave narkotike në Komunën e Zveçanit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar për shkatërrimin e këtij laboratori duke ia bashkangjitur edhe disa fotografi.

Sveçla tha se janë arrestuar tre shtetas serb të Serbisë dhe 1 shtetas serb i Kosovës.

“Sapo është shkatërruar laboratori i radhës i kultivimit të substancave narkotike në Komunën e Zveçanit. Deri tash, nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes janë sekuestruar mbi 2.000 fije kanabis, janë arrestuar 3 shtetas serb të Serbisë dhe 1 shtetas serb i Kosovës.

Vazhdojmë me intensitet të shtuar dhe pakompromis të luftojmë secilin individ apo grup, pa dallim dhe kudo në Kosovë, që përmes veprimtarive ilegale cënojnë jetën e qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e Sveçlës.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024