Sport
Shkatërrohet Bugatti i Cristiano Ronaldos, “bisha” prej 2 milionë eurosh u përplas me një gardh në Mallorca
Demokracia
17:31 | 20 Qershor 2022

Share:

Një prej futbollistëve më të mirë të ditës së sotme, Cristiano Ronaldo, ndodhet me pushime në Spanjë dhe lajmi i fundit që vjen është se i është shkatërruar vetura me vlerë rreth 2 milionë euro.

Përkatësisht, Ronaldo nuk i kursen paratë kur bëhet fjalë për veturat më të fuqishme të shtrenjta, e një prej tyre është Bugatti, i cili kushton rreth 2.5 milionë euro, transmeton Demokracia.com.

Ylli i Manchester United ndodhet në Mallorca për rreth një ditë me gruan e tij Georgina dhe fëmijët, dhe sipas Periodico Mediterraneo, Bugatti Veyron ishte duke vozitur një nga punonjësit e Ronaldos dhe më pas humbi kontrollin e automjetit dhe goditi hyrjen e shtëpisë këtë.

Ata bëjnë të ditur se drejtuesi i mjetit ka kaluar pa lëndime të mëdha dhe deklarojnë se pjesa e përparme e veturës ka pësuar dëmtime të mëdha. Mediat raportojnë se hetimet janë në vijim./Demokracia.com/

Të ngjashme