OpEd
Shkatërrimi i bustit të Mid’hat Frashërit, urrejtje ndaj kulturës
Demokracia
07:17 | 29 Dhjetor 2022

Share:

Nga: Ilir Demalia

Është dhunuar varri dhe busti Mid’hat Frashërit.

Dhunimi i varreve dhe kufomave nuk është veprim dhe sjellje e botës së civilizuar. Në të kundërtën, është veprim dhe sjellje e talibanizmit.

Historia botërore që nga lashtësia ka ndëshkuar dhunimin e kufomës dhe varreve qofshin dhe të “armikut”.

Akili u ndëshkua nga Zeusi, në pikën e tij më të fortë, pikërisht se dhunoi kufomën e Hektorit.

Ne historinë e luftërave dhe kodin e luftërave, vrasja apo dhunimi i atyre që kapen si “rob lufte” është i dënueshëm me ligjet ndërkombëtare dhe kodet e luftës.

Varret e kundërshtarëve edhe pse janë në vendet respektive, nuk preken, në të kundërt ruhen dhe mirëmbahen.

Sot media në vend që të merrej me këtë akt barbar të shkatërrimit të varrit të një prej figurave më elitare të politikës dhe kulturës, gjuhës së historisë shqiptare, merrej me tallavanë politike dhe festival tallavanë nga ku ushqehen dhe ushqejnë këtë primitivizëm politik dhe kulturor.

Është dhunuar më parë varri dhe busti i “enciklopedisë shëtitëse” dhe latuesit të gjuhës shqipe dhe flamurtarit te pavarësisë, aristokratit te salloneve të letrave dhe kulturës evropiane Faik Konica.

Komunistet po ashtu shkatërruan varrin dhe i hodhën eshtrat në lumë Kryetarit te Komisisë Letrare të Kongresit të Manastirit, Poetit Kombëtar, Viganit të Veriut, At Gjergj Fishta.

E gjithë kjo është një talibanizëm dhe një urrejtje ndaj kulturës, vlerave të përfaqësimit oksidental dhe civilizimit evropian, nga talibanizmi shqiptarëve Dum Babën.

Shoqëria shqiptare nuk ka as imunitet për të përballuar të keqen dhe as antikorpe për ta luftuar.

Kjo është arsyeja që shoqëria shqiptare është në një rënie të lirë drejtë humnerave të tallavasë politike, kulturore dhe mediatike.

Të ngjashme