Lajme
Shkarkohet nga RTK| Shala: Hakmarrje ndaj meje, Ahmetxhekaj e Boletini do të japin llogari në gjykatë
Demokracia
21:48 | 27 Janar 2023

Share:

Pas raportimeve për largimin nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK), ka reaguar drejtori gjeneral Mentor Shala.

Shala në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kush ka falsifiku sigurisht ka me vertetu policia e cila është duke e hetu rastin.

“Sa i përket masës që e kanë ndërmarrë Shkumbini, është e paligjshme sepse na e kemi kry masën e suspendimit sot dhe cila është arsyeja pse shkëputet kontrata. Këtë sigurisht që kanë me na kallxu në gjykatë Shkumbini e Besnik Boletini”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Shalës, pa ndërhyrje:

Se kush ka falsifiku sigurisht ka me vertetu policia e cila është duke e hetu rastin. Unë nuk kam dëshirë me fol, për dallim prej palës tjetër, deri sa hetuesia ta kryn punën e vet.

Sa i përket masës që e kanë ndërmarrë Shkumbini, është e paligjshme sepse na e kemi kry masën e suspendimit sot dhe cila është arsyeja pse shkëputet kontrata.

Këtë sigurisht që kanë me na kallxu në gjykatë Shkumbini e Besnik Boletini. Shkurt e shqip është hakmarrje ndaj meje. E hakmarrja është vepër penale mes tjerash.

Të ngjashme