Lajme
Shkarkohet Drejtori i Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj
Demokracia
10:34 | 12 Janar 2023

Share:

U.D i drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj, është shkarkuar nga kjo pozitë nga drejtoria e SHSKUK-së, dhe se lajmi i është kumtuar të njëjtit verbalisht të enjten në mëngjes.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se pas analizës së situatës së fundit në Shërbimin Klinik të Kardiokirugjisë, është liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit, Dr. Rifat Brahimaj.

Ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit të Kardiokirugjisë në QKUK është caktuar Dr. Shpejtim Shurdhiqi. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme