Lajme
Shkarkohet kryeshefi i “Prishtina Parking”
Demokracia
19:25 | 22 Gusht 2022

Share:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se është shkarkuar kryeshefi ekzekutiv i “NPL Prishtina Parking”, Liridon Restelica.

Rama në një status në Facebook ka thënë se Restelica është shkarkuar pas një mbledhje të jashtëzakonshme të Bordit të Drejtorëve të kësaj kompanie.

“Shkarkohet nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të NPL Prishtina Parking, z. Liridon Restelica. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, Bordi i Drejtorëve të NPL “Prishtina Parking” ka konstatuar se veprimet e Kryeshefit Ekzekutiv, duke përfshirë këtu keqpërdorimin e pozitës, mosinformimin e bordit në lidhje me planet dhe projektet investuese të ndërmarrjes e deri tek mospërfillja e Bordit të Drejtorëve, kanë shkaktuar keqmenaxhim të përgjithshëm të ndërmarrjes dhe kanë cenuar imazhin e NPL “Prishtina Parking””, shkruan Rama.

“Vendimi për shkarkimin nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv, z. Liridon Restelica, hyn në fuqi sot, me datë 22.08.2022”, shtoi ai.

Nënkryetarja e Prishtinës: Kontrata 750,000 euro e “Prishtina Parking” duhet të anulohet

Të ngjashme