Lajme
Shkarkimi i zyrtarit që sinjalizoi për skandalin e Rezervave Shtetëtore nga MINT, KDI e shqetësuar për “persekutim të sinjalizuesve”
Demokracia
18:15 | 31 Janar 2024

Share:

Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësin për largim nga puna të sinjalizuesit Ermal Kutllovci, zyrtar ky i kësaj ministrie, i cili është i përfshirë në zbulimin e skandalit të kësaj ministrie me Rezervat Shtetërore.

“Duke marrë për bazë interesin e lartë publik në lidhje me rastin e keqpërdorimeve me rezerva shtetërore për të cilat janë duke u zhvilluar hetime nga organet përkatëse, është thelbësore që MINT të demonstrojë se vendimi për shkarkimin e Kutllovcit është i bazuar vetëm në shkelje disiplinore dhe nuk vjen si një përgjigje ndëshkuese ndaj aktivitetit të tij sinjalizues”, ka shkruar KDI.

Reagimi i plotë:

📣 𝐊𝐃𝐈: “𝐒𝐢𝐧𝐣𝐚𝐥𝐢𝐳𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧, 𝐣𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐞𝐤𝐮𝐭𝐨𝐡𝐞𝐧”

🚨 Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) po përcjell me shqetësim zhvillimet e fundit në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

📰 Përmes mediave është kuptuar se sinjalizuesi publik Ermal Kutllovci, i përfshirë në zbulimin e skandalit lidhur me “rezervat shtetërore”, është përballur me masa disiplinore – largim nga puna, me arsyetimin se ka shkelur detyrat dhe përgjegjësitë brenda institucionit.

👀🛢️ Kutllovci, duke shërbyer si zyrtar përgjegjës për cilësinë e naftës dhe produkteve të naftës në Departamentin e Rezervave Shtetërore në MINT ka treguar se në vazhdimësi ka raportuar tek eprorët e tij, përfshirë edhe ministren, mbi shkeljet dhe parregullsitë sa i përket furnizimit me rezerva shtetërore.

🗣️⚖️ Duke marrë për bazë interesin e lartë publik në lidhje me rastin e keqpërdorimeve me rezerva shtetërore për të cilat janë duke u zhvilluar hetime nga organet përkatëse, është thelbësore që MINT të demonstrojë se vendimi për shkarkimin e Kutllovcit është i bazuar vetëm në shkelje disiplinore dhe nuk vjen si një përgjigje ndëshkuese ndaj aktivitetit të tij sinjalizues.

🏛️ KDI bën thirrje që masat e tilla ndëshkuese të mos shqiptohen nga insitucionet ndaj punonjësve që sinjalizojnë mbi keqpërdorimet dhe parregullsitë në vendin e punës, e aq më pak kur të njëjtit raportojnë mbi çështje që prekin interesin publik. Sinjalizuesit në Kosovë kanë mbrojtje të garantuar me ligji nga çdo veprim i dëmshëm që vjen si pasojë e sinjalizimit.

📊📄Analiza e fundit e KDI-së e publikuar në dhjetor të 2023, “(Mos)zbatimi i ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve në sektorin ekzekutiv” thekson që institucionet qeveritare në përgjithësi nuk ofrojnë infrastrukturë fizike të përshtatshme që do të inkurajonte punëtorët e sektorit publik të sinjalizonjë mbi keqbërjet. Kjo ka qenë një ndër shkaqet kryesore që rastet e sinjalizimit të brendshëm nëpër disa ministri të jenë minimale ose inekzistente.

Të ngjashme