Sport
Shkarkimi i Solskjaer, vjen reagimi nga Cristiano Ronaldo
Demokracia
12:18 | 22 Nëntor 2021

Share:

Cristiano Ronaldo ka reaguar për shkarkimin e Ole Gunnar Solskjaer nga posti i trajnerit te Manchester United.

Trajneri norvegjez u shkarkua nga “Djajtë e Kuq” pas humbjes zhgënjyese 4-1 në udhëtim te Ëatford, shkruan Demokracia.com.

Ylli portugez i Unitedit përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale ka reaguar për shkarkimin e norvegjezit.

Ronaldo i ka uruar fat Solskjaerit, derisa e ka vlerësuar lart figurën e tij.

“Ai ka qenë sulmuesi im kur erdha për herë të parë në Old Trafford dhe ai ka qenë trajneri im që kur u ktheva te Man Utd. Por mbi të gjitha, Ole është një qenie njerëzore e shquar. I uroj më të mirat në çdo gjë që i ka rezervuar jeta. Paç fat shoku im! Ti e meriton!”, ka shkruar Ronaldo.

Norvegjezi 48-vjeçar kishte humbur shtatë nga 13 ndeshjet e tij të fundit në të gjitha garat.

Ole Gunnar Solskjaer u emërua trajner i Manchester Unitedit nga dhjetori i vitit 2018. /Demokracia.com

Të ngjashme