Lajme
Shkarkimi i bordit të RTK-së, Ambasada Amerikane thotë se Kuvendi pati mungesë të justifikimit
Demokracia
13:42 | 09 Korrik 2021

Share:

Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka reaguar pas shkarkimit të Bordit të RTK-së, duke thënë se pati justifikim “të pakët” për një veprim të tillë.

Ambasada përmes një reagimi të publikuar në rrjete sociale, tha se shkarkimet e nxituara dëmtojnë institucionet publike të vendit, përcjell Demokracia.com.

“Dje, Kuvendi shkarkoi anëtarët e një bordi tjetër mbikëqyrës publik me një justifikim të pakët. Shkarkimet duhet të bazohen në prova transparente ashtu si emërimet që duhet të bazohen në merita. Shkarkimet e njëanshme të nxituara dëmtojnë institucionet publike dhe nuk adresojnë problemet strukturore. Reformat efektive afatgjata kërkojnë një qasje të qëllimshme, metodike duke vënë interesat e Kosovës në radhë të parë dhe politikat partiake mënjanë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/6529938937032206

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës të martën shkarkoi shtatë anëtarë të bordit të RTK-së.

Vendimi u mor më 64 vota për dhe për secilin anëtarë u votua veç e veç./Demokracia.com/

Të ngjashme