Lifestyle
Shkaku i rritjes së tensionit të gjakut gjatë natës
Demokracia
16:08 | 17 Maj 2021

Share:

Sipas ekspertëve, tensioni i gjakut rritet në mënyrë të natyrshme për të nxjerrë jashtë veshkave kripën e tepërt.

Kur njeriu e tepron me konsumim të kripës, tensioni rritet disa herë gjatë ditës dhe natës. Bëhet fjalë për një mekanizëm kompensues dhe pastrues por ama shumë të dëmshëm për zemrën.

Sipas ekspertëve, kur njeriu është në gjumë, përbën kohën ideale për matjen më të saktë të tensionit.

Kur flemë, ofrohet një panoramë shumë e qartë se si punon sistemi kardiovaskular dhe kjo është shumë e rëndësishme për parandalimin e problemeve.

Sa i përket ilaçeve, ekspertët thonë se marrja e ilaçeve në mbrëmje është efikase në menaxhimin e tensionit të gjakut.

Megjithatë, sipas tyre, një person që vuan nga tensioni duhet të ndryshojë regjimin vetëm duke u konsultuar me mjekun.

Të ngjashme