Auto&Tech
Shitjet e PS5 arritën në 20 milionë njësi
Demokracia
16:05 | 04 Qershor 2022

Share:

PlayStation 5 e Sony ka shitur 20 milionë njësi të konsolës në mbarë botën që nga dalja në treg në nëntor të vitit 2020.

Konsola e PS5 arriti momentin historik pavarësisht pandemisë dhe çështjeve globale të zinxhirit të furnizimit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo aktualisht gjendet pas PS4, por Sony pret që PS5 përfundimisht të tejkalojë paraardhësin e tij.

“Për ata që nuk kanë arritur ta kenë një të tillë, ju lutemi dijeni se ne po planifikojmë një rritje të konsiderueshme në prodhimin e PS5 këtë vit dhe po punojmë pafundësisht për t’u siguruar që PlayStation 5 të jetë i disponueshëm për të gjithë ata që duan një të tillë”, ka thënë Veronica Rogers, kreu i shitjeve globale dhe operacioneve të biznesit në Sony Interactive Entertainment, në një deklaratë.

Të ngjashme