ShowBiz
Shitjet e albumit ‘Dafinë Moj’ do të dedikohen për fëmijët me autizëm
Demokracia
14:39 | 30 Gusht 2021

Share:

Menagjeri e këngëtares Dafina Zeqiri, Pëllumb Çitaku ka lajmëruar se të gjitha fitimet nga shitja fizike e albumit të ri të Dafina Zeqirit, do të dedikohen për rastet sociale që trajtohen në shoqatën Autizmi në Prishtinë.

Lajmi  u bë i ditur nga Çitaku, postimi i të cilit në media sociale u shprënda edhe nga vetë këngëtarja, shkruan Demokracia.com

Postimi i plotë i Pëllumb Çitakut:

Sot vizitova shoqatën Autizmi si perfaqësues i @moneyzmusic me qëllimin për t’ju kumtuar se të gjitha të hollat që do të mbledhen nga shitja fizike e albumit #DafinëMoj të këngëtares @dafina.zeqiri do t’I dedikohen rasteve sociale që trajtohen në shoqatën Autizmi në Prishtinë dhe degëve të saj në Lipjan, Podujevë e Prizren.

Në këto kohëra të vështira, të gjithë mund të jemi afër njëri tjetrit me kauza të ndryshme.

https://www.instagram.com/p/CTMrMyVCc_U/

Të ngjashme