Sport
Shitja e Lukakut, tifozët i vijnë në ndihmë Interit
Demokracia
18:15 | 06 Gusht 2021

Share:

Romelu Lukaku është kthyer në një mollë sherri mes tifozëve të Interit dhe drejtuesve, pasi ofertat e Chelseat kanë tunduar shumë klubin që po mendon seriozisht për shitjen e sulmuesit belg.

‘’Curva Nord’’ ka protestuar disa herë para selisë së Interit me banderola ndaj drejtuesve, por ideja e fundit e tyre ka qenë as qesharake aq dhe domethënëse. Tifozët kanë vendosur para dyerve të selisë një arkë kursimesh ku në të ndodhen disa monedha.

Një mesazh ky për drejtuesit duke i ironizuar keq, por dhe duke i dhënë dhe një mesazh të fortë që paratë nuk janë gjithçka.

Videoja ka bërë xhiron e rrjetit duke u përhapur me shpejtësi.

Të ngjashme