Lajme
Shiti pronën me vlerë mbi njëmilionëshe në Çagllavicë, arrestohet 50-vjeçari
Demokracia
20:39 | 23 Dhjetor 2022
Arkiv

Share:

Vetes ia dha një autorizim, që më fakt nuk e kishte.

E përmes paraqitjes së rreme si përgjegjës për shitjen e një toke në Çagllavicë, një 50-vjeçar fitoi më shumë se një milion euro.

Siç mëson Klan Kosova, prona është në pronësi të një serbi.

Kur e panë që është gënjeshtër, të dëmtuarit lajmëruan policinë të cilët e arrestuan të dyshuarin, dhe ndaj tij u caktua masa e paraburgimit prej një muaji.

Nga fillimjava kur i dyshuari u arrestua, rastet e mashtrimit të tij veç po shtohen e ato po i heton Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Nga ky institucion bëjnë thirrje që edhe personat e tjerë që mund të jenë viktima të 50-vjeçarit të lajmërohet në polici.

Televizioni mëson nga burimet e veta se i njëjti është  dënuar edhe më herët pikërisht për një rast të ngjashëm.

Të ngjashme