Sport
Shitet fanella e famshme e Maradonës me të cilën shënoi golin “Dora e Zotit”, çmimi është marramendës
Demokracia
19:03 | 04 Maj 2022

Share:

Fanella me të cilën Diego Armando Maradona shënoi dy golat e tij më të famshëm në kombëtare, kundër anglezëve për 2:1 në Kupën e Botës 1986 në Meksikë, u shit sot për një vlerë të pabesueshme 7,142,500 paund (9.2 milionë dollarë ose 8.4 milionë euro, njoftoi British Sky, transmeton Demokracia.com.

Deri dje përllogaritja ishte se oferta më e madhe do të ishte rreth 4-5 milionë.

Fanella iu shit një tjetër ofertuesi në ankand për çmimin e dytë më të lartë në histori për një kujtim sportiv.

Në radhë të parë është ende manifesti origjinal i Lojërave Olimpike nga stilolapsi i Pierre De Coubertin, i cili dikur u shit për 8.8 milionë dollarë në 2019-ën .


Kujtojmë se, fanella e famshme e Maradonës deri në prill të këtij viti ishte në pronësi të ish-përfaqësuesit anglez Steve, aktori i ndeshjes së famshme në Mexico City, ku argjentinasi shkroi historinë e futbollit me golin e fitores të shënuar nga e ashtuquajtura “Dora e Zotit”./Demokracia.com/

Të ngjashme