Lajme
“Shiqo; jo, jo…”: Përplasen dy ish-zyrtarët e VV-së për një letër të Serbisë, Ymeri ia shtron një pyetje Hoxhës
Demokracia
08:41 | 09 Janar 2024

Share:

Visar Ymeri dhe Ylli Hoxha kanë disa të përbashkëta. Përveç analistë në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, ata janë edhe ish-zyrtarë të VV-së.

Përkundër kësaj, ata mbrëmë nuk janë pajtuar në analizën e tyre. Më saktë, Ymeri e Hoxha nuk janë pajtuar në lidhje me letrën e Serbisë dërguar zyrtarisht BE-së nga ana e Ana Bërnabiqit, kryeministre në ikje e Serbisë, ku tregohej se shteti serb nuk i pranon disa pika të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023.

“Shiqo, ai është qëndrim zyrtar i Serbisë” – thotë Hoxha, ndërsa Ymeri ia kthen se BE-ja as “nuk është përgjigjur” në letër.

“Jo, jo, jo, jo, nga një kryeministër në ikje. Pse nuk e ka çu Vuçiqi, që është hala president?” – është pyetja e Ymerit, ndërsa Hoxha ia kthen se Bërnabiq mund të jetë sërish kryeministre.

Të ngjashme