ShowBiz
Shikuesit e ‘Bridgerton’ dallojnë gabime historike në disa skena
Demokracia
10:41 | 26 Janar 2021

Share:

Disa adhurues të serialit të Netflix “Bridgerton” vunë re disa pamje moderne në dramën e epokës Regency.

“Dy episode në Bridgerton dhe unë deri më tani kam vërejtur një vijë të verdhë dhe një kapak të pusit të telekomit”, shkroi një shikues i serialit në Twitter. “Nuk e dija që Britanikët e Shekullit 19 ishin pionierë të tillë ”

Në të vërtetë, nocioni i vijave të verdha në rrugë nuk filloi deri në vitet 1940, sipas një artikulli të vitit 1997 nga ‘Independent’, shkruan CNN, transmeton Demokracia.com

Një shikues tjetër shkroi në Twitter se ai dalloi postera të dyqanit ‘Primark’, në disa dritare të paraqitura në skenat e shfaqjes.

Primark u hap në vitin 1969.

“Bridgerton” bazohet në serinë e romaneve romancë nga Julia Quinn.

Netflix ka njoftuar se shfaqja do të rikthehet për një sezon të dytë./ Demokracia.com

Të ngjashme