Auto&Tech
Shikoni se si policia ndjek një BMW i8 të mbushur me kokainë (Video)
Demokracia
17:00 | 05 Qershor 2021

Share:

Në një video të postuar nga policia e West Midlands në Mbretërinë e Bashkuar, shihet policia duke ndjekur veturën e tipit BMW i8 e cila ishte e mbushur me kokainë.

Videoja fillon kur BMW tejkalon veturën e policisë me një shpejtësi të madhe, në korsinë e urgjencës së një autostrade.

Policët duket se përpiqen të mbajnë hapin me makinën sportive hibride me 369 kuaj fuqi, dhe një oficer policie mund të dëgjohet me qetësi duke raportuar se BMW po bën 90 mph në një zonë 30 mph.

Pas një ndjekje të shkurtër, shoferi i BMW i8, i identifikuar më vonë si 34-vjeçari Simon Pagett, vendos të bëjë një rrugë të tërthortë nëpër atë që duket të jetë një park publik.

Sapo i8 hyn në park, dera hapet dhe del partneri i Pagett, duke mbajtur një çantë të madhe në duar.

Pagett pastaj del nga parku dhe kthehet në rrugët publike, por ndjekja është e shkurtër: ai përfundimisht tërhiqet dhe u dorëzohet policëve.

Më vonë policia gjeti 5 kilogramë kokainë me vlerë rreth 700 mijë dollarë. /Demokracia.com/

Të ngjashme