Sport
Shikoni momentin kur Pepe “eskaloi” në fushë, i bërtiste në fytyrë lojtarit të Atleticos
Demokracia
15:11 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Ndeshja e mbrëmshme në Ligën e Kampionëve ndërmjet Portos dhe Atletico Madridit prodhoi edhe një moment tensioni në mes dy grupeve të futbollistëve.

Rëndësia e ndeshjes ishte shumë e madhe, me Atleticon që në fund fitoi 1-3 dhe iu gëzua kualifikimit në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, përcjell Demokracia.com.

Kjo ndeshje prodhoi edhe tre kartonë të kuq, një për Carrascon e Atleticos, ndërsa dy për ata të Portos, Wendell dhe Marchesin.

Sulmuesi i Atleticos, Yannick Carrasco u përjashtua nga loja në minutën e 67-të për sharje dhe pak çaste më vonë, Angel Correa dhe Otavio morën kartonë të verdhë për sjellje josportive.


Siç mund ta shihni në pamjet e mësipërme, ish-mbrojtësi i Real Madridit , Pepe, vendosi të futej në një grup lojtarësh të Atleticos dhe të bërtiste në fytyrën e Mario Hermosos përpara se të merrte një karton të verdhë për sjellje josportive.

U desh ndërhyrja e futbollistëve të tjerë edhe nga stoli për të qetësuar situatën e cila veçse ishte e tensionuar. /Demokracia.com/

Të ngjashme