Sport
Shikoni momentin kur Nora Gjakova e “gjunjëzon” xhudisten serbe për ta fituar medaljen e bronztë
Demokracia
19:59 | 08 Qershor 2021

Share:

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahej në Budapest të Hungarisë.

Gjakova në garë për këtë medalje e “gjunjëzoi” xhudisten nga Serbia, Marica Perishiq, shkruan Demokracia.com.

Kjo ishte medalja e parë botërore e Nora Gjakovës në karrierën e saj.

Faqja zyrtare e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) ka publikuar në faqen zyrtare videon e momentit kur Nora Gjakova e fiton meçin ndaj xhudistes serbe.

Pas këtij suksesi historik, ka reaguar edhe trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka përmes llogarisë së tij në “Facebook”.

“Medalja e Kampionatit Botëror po vjen në Kosovë. Nora Gjakova 57 kg. Për medaljen shkëlqeu kundër garueses nga Serbia, Perishiq. Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar Driton Kuka.

28-vjeçarja e nisi ditën duke e mposhtur Julia Kowalczyk, pastaj “viktima” e radhës ishte holandezja Sanne Verhagen si dhe xhudistja ruse Aastasiia.

Në gjysmëfinale, Nora është mposhtur nga Klimkait, e cila është e dyta në ranglistën botërore. /Demokracia.com

Të ngjashme