Sport
Shikoni momentin kur mbrojtësi i Real Madridit u rrëzua dhe u ngrit me shpejtësi të pabesueshme në Superkupën e Evropës
Demokracia
12:55 | 11 Gusht 2022

Share:

Lojtarët e Real Madridit fituan një trofe të ri, teksa ngritën në Helsinki trofeun e Superkupës së Evropës, pasi mposhtën 2:0 Eintracht Frankfurtin me golat të Alaba dhe Benzema.

Mbrojtja e Los Blancos mbeti e paprekur edhe një herë dhe muri përballë portës së Courtois duket se po forcohet, aq më tepër që rreshti i fundit u përforcua nga Antonio Ridiger nga Chelsea këtë verë, shkruan Demokracia.com.

Se sa të përgatitur fizikisht janë mbrojtësit e Realit e tregon më së miri një moment nga ndeshja ndaj Eintracht, kur Eder Militao u rrëzua në zonën e rreptësisë teksa ruante sulmuesin kundërshtar, por më pas në një mënyrë të pabesueshme u ngrit në këmbë në një vrapim të plotë, duke bërë një rreth dhe e mori veten dhe vazhdoi të ndiqte kundërshtarin e tij sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Mëposhtë mund të shihni pamjet./Demokracia.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BT Sport (@btsport)

Të ngjashme