Në 24 orët e fundit janë raportuar 40 aksidente me të lënduar.
Kjo është dita me shifrën më të lartë që nga e hëna e kësaj jave, sipas Policisë së Kosovës.
Pas saj pason dita e mërkurë me 35 aksidente të natyrës së njëjtë.
Nga 34 kanë ndodhur të hënën dhe të enjten, ndërsa 30 të premten.
Më së paku aksidente me të lënduar ndodhën të martën, ku atë ditë u shënuan “vetëm” 18 sosh, njofton policia.
Ndërsa ditën e djeshme po ashtu janë shqiptuar 2400 gjoba.