Lajme
Shifra marramendëse| Vetëvendosje shpenzoi mbi 1.7 milion euro në tre muajt e parë të këtij viti
Demokracia
19:39 | 24 Prill 2025

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar shpenzimet tremujore të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend. Këto shpenzime përfshijnë periudhën Janar-Mars 2025.

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ka shpenzuar 1 milion e 734 mijë e 872 euro e 59 cent për tre muajt e parë të vitit 2025.

Këto të dhëna janë publikuar sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili ka bërë publik raportet e shpenzimeve të tremujorit (janar – mars 2025) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Nga këto para Vetëvendosje ka thënë 271 mijë e 878 euro për pagat e punëtorëve.

Për mallra dhe shërbime kjo parti për tre muaj ka paguar 1 milionë e 448 mijë e 42 euro e 59 cent.

Po ashtu Vetëvendosje ka publikuar edhe listën e donatorëve të saj.

  • Pagat: 271,877.52 euro

  • Mallëra dhe shërbime: 1,446,042.59 euro

  • Shpenzimet e udhëtimit:  27,475.68 euro

  • Shpenzimet e udhëtimit brenda vendit: 27,475.68 euro

  • Shërbime të telekomunikimit: 18,067.01 euro

  • Mobilje dhe paisje tjera: 8,749.80 euro

  • Blerje të mallrave: 604,135.00 euro

  • Lëndë djegëse: 111,278.02 euro

  • Qiraja: 122,380.00 euro

  • Shpenzime të marketingut: 472,986.00 euro

  • Të tjera shpenzime: Shuma të tjera të cilat nuk janë specifikuar në detaje. /Demokracia.com/. 

Të ngjashme