Lajme
Shifra marramendëse e parave që çifti i famshëm po siguron për Ukrainën
Demokracia
20:21 | 11 Mars 2022

Share:

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher filluan një mbledhje fondesh për Ukrainën, vendlindjen e Kunisit, disa ditë më parë, me një objektiv prej 3 milionë dollarësh donacione.

Sot, fushata e tyre GoFundMe, e cila ende pranon donacione, ka mbledhur mbi 20 milionë dollarë, për vendin që është nën sulm nga Rusia që nga 24 shkurti.

Dy aktorët regjistruan një deklaratë video për të nisur mbledhjen e fondeve, duke shpjeguar pse kjo kauzë ishte kaq personale për ta.

“Ne thjesht donim t’ju japim një përditësim të shpejtë se ku jemi me mbledhjen e fondeve”, shprehet aktorja.

“Jemi shumë të emocionuar dhe duam të falënderojmë secilin prej jush. Kanë qenë 48 orë të pabesueshme.”

Ata gjithashtu vunë në dukje se deri më tani mbi 30,000 njerëz kanë kontribuar në mbledhjen e fondeve që kur ata fillimisht e nisën këtë përpjekje të premten, 4 mars. Që nga publikimi, aktualisht ka 52,000 donatorë dhe ata kanë mbledhur më shumë se 18 milionë dollarë.

 

Të ngjashme