Sport
Shifra e transferimit, kohëzgjatja dhe paga e Haalandit te City, Romano zbulon detajet e marrëveshjes
Demokracia
17:00 | 10 Maj 2022

Share:

Manchester City e ka zyrtarizuar Erling Haalandin si futbollistin më të ri të skuadrës. “Qytetarët” përmes uebfaqes kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin për transferimin e sulmuesit norvegjez.

Haaland do t’i bashkohet Manchester Cityt nga 1 korriku i këtij viti, shkruan Demokracia.com.

“Manchester City mund të konfirmojë se ne kemi arritur një marrëveshje në parim me Borussia Dortmund për transferimin e sulmuesit Erling Haaland te klubi më 1 korrik 2022. Transferimi mbetet subjekt i përfundimit të kushteve të Klubit me lojtarin”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.

Gazetari dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka zbuluar detaje rreth marrëveshjes mes palëve për transferimin e Haaland.


21-vjeçari i ka kushtuar Manchester Cityt 60 milionë euro. Paga e Haalandit te klubi anglez do të jetë 375 mijë funte në javë.

Testet mjekësore kanë përfunduar një ditë më parë, ndërsa Haaland do të jetë futbollist i Cityt me marrëveshje deri në vitin 2027./Demokracia.com/

Të ngjashme