Lajme
Shifër e lartë e vdekjeve në Shqipëri nga COVID-19
Demokracia
19:08 | 15 Mars 2021

Share:

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar 15 humbje jete, ndërsa janë infektuar me virusin covid-19, 543 persona.

Sipas ministres së Shëndetësisë, viktimat janë: 4 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Fieri, 2 qytetar nga Korça, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 34- 82 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 578 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 81,061 që nga fillimi i epidemisë.

Vijon procesi i vaksinimit anti-COVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2478 vaksinime anti-COVID dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 27,365 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3001 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 543 qytetarë.

Të ngjashme