Lajme
Shi e diell, ky është prashikimi i motit për ditët në vazhdim
Demokracia
22:38 | 05 Mars 2023

Share:

Mot më i butë parashihet gjatë javës vijuese në vendin tonë, me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Të hënën në mëngjes do të ketë edhe ngrica, e pasdite mundësi për riga lokale shiu. Riga lokale shiu ka gjasa të ketë edhe ditën e martë, por më të shprehura mund të jenë ditën e premte.

Qarkullim i mirë ajror parashihet gjatë javës, që edhe mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme. Vetëm në raste kur do të ketë qetësi, orëve të mbrëmjes, vende-vende indeksi kalon në vlera të dobëta.

6.03 – Ngrica në mëngjes. Vransira të ndryshueshme ditën, me mundësi për riga lokale shiu.
7.03 – Vransira paradite, e gjatë ditës intervale me diell. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.
8.03 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.
9.03 – Më ngrohtë, kryesisht me vransira dhe erë.
10.03 – Vransira të ndryshueshme, intervale me diell dhe orëve të pasdites mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat me tendencë të rritjes. Minimalet të hënën zbresin edhe deri në -2C, e më pas në rritje deri në 5C, e ato maksimale shënojnë rritje deri në 14C e 15C ditën e enjte.

Era ndryshon drejtimin nga jugu e jugperëndimi dhe frynë edhe mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme, 7-15m/s.
Shtypja atmosferike zbret lehtazi nën vlera normale.

Të ngjashme