Lajme
Shi dhe shkarkime rrufesh, parashikimi i motit për nesër
Demokracia
22:49 | 24 Prill 2023

Share:

Këtë javë në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm.

Të hënën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Gjatë kësaj dite parashihet të ketë zhvillim të vranësirave, të cilat do të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh. Në disa zona ekziston rrezik për breshër.

Të martën do të mbajë mot i ngjashëm.

Edhe e mërkura pritet të jetë me mot të vranët dhe me riga të izoluara shiu.  Në fushat termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Ndërkaq të enjten nuk parashihet të ketë reshje shiu. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë në krahasim me temperaturat e ditës së mëparshme.

Të premten pritet të ketë rritje të lehta të maksimaleve, derisa ato minimalet mbeten konstante.

Të ngjashme