Sport
SHGSK telegram ngushëllimi për humbjen e talentit të ri Erion Kajtazi
Demokracia
16:47 | 03 Dhjetor 2022

Share:

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, me pikëllim të thellë mori lajmin për vdekjen e futbollistit të ri të Trepçës ‘89, Erion Kajtazi.

Familja humbi më të dashurin e saj, skuadra mitrovicase një talent dhe nxënës shembullor kurse Kosova një futbollist të jashtëzakonshëm.

“Me këtë rast, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, klubit të Trepçës ‘89 dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, për ndarjen nga jeta të riut Erion Kajtazi.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar SHGSK. /Demokracia.com

Të ngjashme