Sport
SHGSK pjesë e mbledhjes online të AIPS-as: U diskutua për vështirësitë e gazetarëve në kohë pandemie
Demokracia
18:09 | 01 Mars 2021

Share:

 

Asosacioni ndërkombëtar i Gazetarëve sportivë, (AIPS), të hënën më 01.03.2021, ka mbajtur mbledhje me të gjitha vendet anëtare të saj nga Evropa, përfshirë edhe Kosovën.

Nikoqirë të kësaj mbledhje ishin i pari i AIPS Botës Gianni Merlo dhe Sekretari Gjeneral Jura Ozmec.Temë kryesore ishte gjendja e gazetarëve sportive në këtë kohë pandemie si dhe mënyra e organizimit të ceremonisë ndërkombëtare të AIPS-as.

Shoqatën e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK) në këtë konferencë online përmes platformës “ZOOM” e përfaqësoi nënkryetari i saj, Jon Ajeti.  Të gjithë pjesëmarrësit, morën fjalën duke shpjeguar situatën momentale në gazetarinë sportive e cila ishte e ngjashme në gjithë Evropën.

Nënkryetari i SHGSK-së Jon Ajeti, foli rreth problemeve që po përballet gazetaria sportive në Kosovë. Përkundër vështirësive, ai vuri në dukje një aspekt pozitiv që nuk ka ndonjë gazetar të larguar apo që kanë humbur vendet e tyre të punës në Kosovë si pasojë e pandemisë Covid 19.

Nga të gjitha shtetet u veçua se numri i gazetareve për të përcjellë ngjarje të ndryshme ka renë dukshëm, për shkak të pandemisë dhe rregullave ANTI COVID, në shtetet e ndryshme të botës. Pasi dëgjoi komentet e të gjithë përfaqësuesve, Presidenti i AIPS-a Gianni Merlo kërkoi nga të gjithë që ta vazhdojnë punën e tyre pasi përkundër shumë telasheve, gazetaria sportive përkundër se ka pësuar shumë dëmtime në ekonomi e gjitha sferat, ka arritur që të qëndrojë deri diku stabile.

Në fund, kishte dhe shumë propozime rreth ceremonisë Gala Awards për gazetarët e vitit që do të organizohet nga AIPS-a . Për mënyrën se si do të organizohet kjo ngjarje do të bëhet e ditur në mbledhjen e radhës që do të mbahet në muajin e ardhshëm. /Demokracia.com

Të ngjashme