Lajme
Shfuqizohet vendimi, nis kryerja e operimeve në “Isa Grezda”| Drejtori dërgohet në komision disiplinor
Demokracia
14:21 | 29 Korrik 2023

Share:

Në Spitalin e Gjakovës, “Isa Grezda” janë duke u kryer operimet.

Kjo ka nisur pas shfuqizimit të vendimit të marrë nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar.

“Ju konfirmojmë se pas raportit te Grupit Punues të formuar nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, lënda, përkatësisht drejtori ekzekutiv i Spitalit te Përgjithshëm ne Gjakovë, është proceduar në Komision Disiplinor të ShSKUK-së”, thuhet në përgjigje.

“Jemi të informuar se është shfuqizuar vendimi dhe tashmë operacionet po kryhen”. /klankosova/

 

Të ngjashme