Lajme
Shfuqizohet vendimi i Albulena Haxhiut, obligohet që t’ia kompensoj pagat ish-drejtorit Iberdemaj
Demokracia
14:44 | 02 Mars 2022

Share:

Është shfuqizuar Vendimi i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, për shkarkimin nga detyra të drejtorit në Qendrën Korrektuese për të mitur në Lipjan, Isuf Iberdemajt.

Demokracia.com ka siguruar vendimin e ministres Haxhiu, ku thuhet se Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës është në kundërshtim me dispozitat ligjore, duke korrigjuar kështu padrejtësinë ndaj ish-drejtorit Iberdemajt.

Këshilli Mbikëqyrës për Shërbimin Civil i Kosovës, me datën 11.01.2021 ka kërkuar përgjigje lidhur me ankesën parashtruar nga Iberdemaj, ndërsa me datën 14.01.2021 Këshilli kishte pranuar përgjigjen më prova të bashkangjitura, shkruan Demokracia.com.

Në vendim thuhet se Ministrja Haxhiu obligohet që ta zbatojë vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil brenda aftit prej 15 ditësh nga dita e pranimit, duke e kthyer Iberdemajn në pozitën e drejtorit të Qendrës Korrektuese për të Mitur në Lipjan, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës.

Përveç kësaj, Haxhiu obligohet po ashtu që të bëjë kompensimin e pagës nga dita e ndërprerjes së marrëdhënies së punës deri në zbatimin e këtij vendimi.

Këshilli ka konstatuar se vendimi i Haxhiut është në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe i tillë duhet të shfuqizohet, me qëllim të kthimit të ligjshmërisë.

Ndryshe, me 2 dhjetor 2021, Iberdemaj ishte shkarkuar nga pozita që mbante me arsyetimin se ka lejuar daljen dhe përcjelljen e një të burgosuri nga Qendra e Paraburgimit në Prishtinë, në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Demokracia.com, ka kontaktuar më ish-drejtorin Isuf Iberdemaj, ky i fundit nuk ka dashur ti komentoj këto vendime duke i quajtur një shaka e ministrisë.

“As që dua ti komentoj këto deklarata, këto janë vetëm shaka e ministres Haxhiu”, ka thënë ai./Demokracia.com/

 

Të ngjashme