Lajme
Shfrytëzonin emigrantët ukrainas, shkatërrohet rrjeti i kontrabandës së duhanit në Spanjë
Demokracia
10:46 | 23 Janar 2023

Share:

Policia në Spanjë njofton se shkatërruar një bandë që drejtonte 3 fabrika ilegale duhan, ku shfrytëzoheshin dhjetëra refugjatë ukrainas.

Banda kontrabandonte sasi të mëdha cigaresh të falsifikuara duke qarkulluar shifra marramendëse të ardhura. Deri në këto momente 27 persona janë arrestuar.

Fabrikat prodhonin më shumë se gjysmë milioni paketa cigaresh në ditë, të cilat shiteshin në të gjithë Spanjën dhe jashtë saj.

Policia tha se ukrainasit, të cilët ishin larguar nga vendi i tyre për shkak të pushtimit, jetonin në kushte mizerabël në godina të ndërtuara pranë fabrikave. Ata punonin me orë të zgjatura dhe pothuajse nuk dilni pasi ishin pa dokumente.

Në fund të operacionit, autoritetet konfiskuan produkte duhani me vlerë 37.5 milionë euro, automjete luksoze, bizhuteri dhe sasi të mëdha parash.

Të ngjashme