Autoritetet në Wuhan do të testojnë të gjithë qytetin pas shpërthimit të variantit Delta. Qyteti prej 11 milionë banorësh do të fillojë testimin për të gjithë banorët”, tha zyrtari Li Tao në një konferencë shtypi të martën.
Miliona kinezë tashmë ndodhen në karantinë. Pekini ka bllokuar linjat e transportit dhe ka imponuar testime masive për të shmangur përhapjen e virusit.
Partia Komuniste është mburrur për suksesin e saj duke eliminuar virusin në pjesën më të madhe të vendit, por rastet e reja në Wuhan, vendi në të cilin virusi u shfaq për herë të parë ka rritur shqetësimin te banorët.
Kina ka regjistruar më shumë se 400 raste lokale që nga mesi i korrikut.