Lajme
Shfaqet kapiteni i anijes ruse ‘Moskva’ që u fundos pak ditë më parë
Demokracia
14:06 | 17 Prill 2022

Share:

Shfaqet  kapiteni i anijes së flotës ruse “Moskva” që u fundos. Megjithatë, një raport i gazetës britanike “Sun” thotë se ka një video nga Sevastopoli, porti i Krimesë, ku shihet kapiteni 44-vjeçar i Moskva-s Anton Kuprin i cili shfaqet duke marrë pjesë në një ceremoni lamtumire “në anijen turistike në portin e Krimesë.

Sipas raportit, Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi një video 26 sekondëshe që përshkruan, ndër të tjera, admiralin 60-vjeçar të Detit të Zi Nikolai Gevlenov duke iu drejtuar oficerëve të marinës. Ceremonia u zhvillua në Sevastopol të premten në një monument për nder të 300 vjetorit të flotës ruse.

Në videon në fjalë shihet edhe kapiteni Anton Kurpin, pak orë pasi autoritetet ukrainase njoftuan se ai kishte vdekur, shkruan javanews. Rusët nuk e kishin konfirmuar vdekjen e Kuprinit, por qeveria e Moskës nuk ka njoftuar vdekjen e zyrtarëve në luftën 51-ditore.

Sipas autoriteteve të Kievit, kapiteni i parë i Moskva-s u vra pasi u godit në anijen luftarake nga dy raketa ukrainase “Neptun”.

Të ngjashme