Sport
Shevchenko me fjalë të mëdha për Enis Bardhin me shokë në “Euro2020”: Ata janë të papërshtatshëm
Demokracia
12:54 | 14 Qershor 2021

Share:

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut dhe Kombëtarja e Ukrainës e nisën me humbje Kampionatin Evropian të futbollit.

Dy ekipet në fjalë pësuan në xhiron e parë të Grupit C nga Austria, përkatësisht Holanda, shkruan Demokracia.com.

Përzgjedhësi ukrainas dhe legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko ka vlerësuar lartë Maqedoninë e Veriut për ndeshjen e radhës të cilën e zhvillojnë ndaj tyre.

Ai e ka cilësuar skuadrën maqedonase si “kundërshtarë të pëpërshtatshëm”.

“Mendojë se do të jemi në formë të mirë që të luajmë në nivel të lartë edhe këtë përballje. A do të ketë ndryshime në ekip? Kemi disa ditë për tu përgatur dhe do të shohim se si do të shkojnë gjërat. Duhet të analizojmë gabimet tona dhe do të ketë ndrrime në ato pozita ku kemi dështuar. Duhet të analizojmë lojën e Maqedonisë, pasi që është një kundërshtarë I papërshtatshëm dhe të përgatitemi sa më mirë,” tha mes të tjerash Shevchenko në konferencë me gazetarë.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut bën pjesë për herë të parë në një Kampionat Evropian dhe pjesë e ekipit përfaqësues janë shumë shqiptarë si: Enis Bardhi, Alioski, Ademi, Musliu, Bejtullahi e Hasani. /Demokracia.com

Të ngjashme