Shevchenko me mesazh për popullin ukrainas: Do të fitojmë së bashku këtë sfidë
Ish futbollisti dhe tashmë trajneri i mirënjohur ukrainas, Andriy Shevchenko, ka reaguar pas situatës së krijuar në Ukrainë.
Vendi i tij po rrezikohet tashmë nga një pushtim i mundshëm ushtarak nga Rusia, me situatën që po përshkallëzohet. Shevchenko thuri elozhe për vendin e tij, ku tha se Ukraina është vendi i tij dhe se do të dalin fitimtarë nga kjo sfidë.