Diaspora
Sherr masiv në Zvicër, 100 persona rrihen mes vete, në mesin e tyre edhe shqiptarë
Demokracia
22:13 | 13 Dhjetor 2021

Share:

Një sherr i madh raportohet të ketë ndodhur mes grupeve në Zvicër.

Bëhet fjalë se rreth 100 persona janë rrahur me njëri-tjetrin, mes tyre edhe shqiptarë.

Burimet bëjnë me dije se rrahja erdhi si pasojë e një konfrontimi verbal mes dy grupeve rivale; por pas kësaj, debatet u pasuan nga përplasje të ashpra fizike, duke përdorur thika e shkopinj bejsbolli.

“Nga informacionet që kemi, bëhet fjalë për grupe të rinjsh që identifikohen me rajonin Thierstein SO dhe me atë Laufental BL”, thuhet në deklaratën e forcave të rendit.

Policia është në kërkim të autorëve të ngjarjes, ndërsa thotë së ende nuk dihen arsyet që sollën përplasjen mes dy grupeve./albeu.com/

Të ngjashme