Lajme
Sherr masiv mes shqiptarëve në Itali, plagosen 7 të mitur
Demokracia
15:27 | 08 Korrik 2022

Share:

Një sherr masiv ka ndodhur mes një grupi të miturish shqiptarë në Itali.

Si pasojë e përleshjes, 7 fëmijë kanë mbetur të plagosur në qendrën e pritjes Passo dell’Acquidotto, në lagjen Castelletto të Xhenovas. Policia ka identifikuar 10 prej tyre dhe ka nisur hetimin.

Në përleshje janë përfshirë të paktën 20 të rinj shkruan Ansa.

Një pjesë e godinës u evakuua pasi u pushtua nga pluhuri i aparateve të zjarrit që përdornin djemtë për t’u përballur me njëri-tjetrin.

Të ngjashme