Lajme
Sherifi rikthen deklaratën e Kurtit kur u arrestua para 6 viteve: Policia është bërë politike, e politika është bërë policore
Demokracia
22:13 | 01 Shkurt 2022

Share:

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Shefiri ka reaguar pas arrestimit të kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj në oborrin e televizionit 7 ku ky i fundit kishte shkuar për intervistë.

Sherifi përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar kohën kur kryeministri Albin Kurti ishte arrestuar nga Policia, e kur në krye të protestës për lirimin e tij ishte Dardan Molliqaj.

“Nga shkallët e Teatrit Kombëtar Albin Kurti pas lirimit deklaroi: Policia është bërë politike, e politika është bërë policore”, ka shkruar Sherifi.

Tutje ai tha se edhe pas 6 viteve po përsëritet historia, vetëm protagonistët kanë ndërruar role.

Sipas tij, Policia është e keqpërdorur si atëherë si sot.

Postimi i plotë:

Kur para 6 viteve, rreth orës 21, pra natën, u arrestua Albin Kurti, Dardan Molliqaj ishte në krye të protestës për lirimin e tij.

Nga shkallët e Teatrit Kombëtar Albin Kurti pas lirimit deklaroi: Policia është bërë politike, e politika është bërë policore!

Pas 6 viteve një histori e ngjashme përsëritet veç se protagonistët e atëhershëm kanë ndërruar role. Albin Kurti kryeministër ndërsa Dardan Molliqaj i arrestuar!

Fatkeqësisht, sikur atëherë sikur sot, policia e keqpërdorur!

 

Të ngjashme