Lajme
Sherifi: Presidentja Osmani duhet të dijë që fjala “concesion” do të thotë “lëshim”
Demokracia
15:10 | 14 Mars 2023

Share:

Anëtari i Nismës, Bilall Sherifi, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes, Vjosa Osmani që tha se “duke pranuar nenin 7 të planit franko-gjerman Kosova ka bërë koncesion” si dhe “Kosova është e gatshme t’i diskutojë elementet evropiane, por jo që shkelin Kushtetutën e vendit”.

Sipas Sherifit këto deklarata janë kundërthënëse dhe se presidentja Osmani duhet të kuptojë që fjala koncesion do të thotë lëshim

Ai ka thënë se me këtë deklarim Osmani për tenton që të mashtrojë publikun.

“Lëshimi nuk mund të akomodohet brenda kushtetutës pa e ndryshuar atë, përkundrazi kushtetuta duhet të përshtatet në funksion të përfshirjes së koncesionit-lëshimit brenda saj!”,  ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Koncesion brenda kushtetutës!

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në njërën anë deklaron që “duke pranuar nenin 7 të planit franko-gjerman Kosova ka bërë Koncesion”, në anën tjetër thotë që “Kosova është e gatshme t’i diskutojë elementet evropiane, por jo që shkelin Kushtetutën e vendit”! Një deklaratë e tillë kundërthënëse nuk do ta kalonte as testin elementar të logjikës!

Presidentja Vjosa Osmani duhet të dijë që fjala “concesion” do të thotë “lëshim”!

Lëshimi nuk mund të akomodohet brenda kushtetutës pa e ndryshuar atë, përkundrazi kushtetuta duhet të përshtatet në funksion të përfshirjes së koncesionit-lëshimit brenda saj!

Prandaj, pjesa e deklaratës ku thotë që “Kosova është e gatshme t’i diskutojë elementet evropiane, por jo që shkelin Kushtetutën e vendit”, nuk është asgjë tjetër pos përpjekje për të mashtruar publikun e gjërë, sepse, nëse neni 7 i planit franko-gjerman do të ishte brenda kushtetutës, nuk do të quhej “koncesion-lëshim”, por zbatim i të drejtave të garantuara me kushtetutë!

Të ngjashme