Lajme
Sherifi i Nismës: Parashikimi im i 25 tetorit doli i saktë
Demokracia
10:56 | 06 Nëntor 2022

Share:

Sekretari i Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi me 25 tetor përmes një shkrimi në Facebook, kishte kërkuar nga opozita të mos ia kërkojnë kryeministrit Kurti shtyerjen e afatit për zbatimin e vendimit për targa, pasi që Qeveria Kurti do të fajësojë partitë opozitare se po ia mbanë anën Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Dhjetë ditë pas, parashikimi i Sherifit doli i saktë. Kjo pasi që mbrëmë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu hodhi akuza të rënda në drejtim të partive opozitare, pas vendimit të marrë nga Lista Serbe që të gjithë përfaqësuesit serbë në të gjitha institucionet e Kosovës të lënë detyrën.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu tha se qëndrimet e opozitës janë të turpshme dhe se po i përmbushin apetitet e presidentit serb Aleksander Vuçiq, shkruan Insajderi.

Kjo sipas saj, po bëhet për shkak se subjektet opozitare kanë lidhje me strukturat kriminale e disa e kanë mendjen vetëm tek pushteti.

“Janë për keqardhje dhe të turpshme qëndrimet e subjekteve opozitare. Fatkeqësisht opozita e sotme apo qeveria e djeshme as atëherë as tash nuk mbështesin vendimet e drejta, madje sot vuajmë pasojat e marrëveshjeve të tyre të dëmshme. Ata duan që t’i lëshojmë pe Serbisë e të përmbushen apetitet e Vuçiqit, disa për shkak të lidhjeve me strukturat kriminale e disa të tjerë e kanë mendjen veç tek pushteti”, tha Haxhiu.

Të ngjashme