Lajme
Sherifi i NISMA-s kritikon Kurtin: Truprojat po i mban për vete, i harrove premtimet
Demokracia
19:08 | 19 Prill 2022

Share:

Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Billall Sherifi, përmes një statusi në rrejtin social “Facebook”, ka përkujtuar një deklaratë të Kurtit rreth deklarateve të tij në kohë fushate kur thoshte se Kosova ka nevojë për prokuror që bëhen të famshëm.

“Kemi nevojë për prokurorë që të bëhen shumë të famshëm në Kosovë. Unë mendoj që është me rëndësi që të kemi prokuror në Kosovë që është më i famshëm se kryeministri, kështu unë do të konsideroj që kam kryer detyrën time si kryeministër, kur të kem një prokuror më të famshëm se unë”, kujton Sherifi deklaratën e Kurtit.

Gjithashtu, Sherifi i kujton Kurtit se ai premtonte se kur të bëhet kryeministër do t’ua heqë truprojet politikance dhe do t’ua jep prokurorve. Mirëpo, sipas ish-shefit të Grupit Parlamanetar të Nismës, Kurti veçse e ka shtuar numrin e truprojeve për vete dhe jo për prokurorët.

“Pas një viti në krye të qeverisë, Albin Kurti jo vetëm nuk krijoi një “prokuror të famshëm”, siç premtonte, por vazhdon të jetë më i famshëm se të gjithë prokurorët dhe gjykatësit së bashku, dhe, siç shihet në foto, jo vetëm që nuk i largoi truprojet por e ka rritur numrin e tyre. Për vete jo për prokurorët”, ka shkruar Sherifi.

Të ngjashme