Lajme
Sherifi: Hoxha është hiçi që dëshiron të shpallet “non grata” për të pretenduar se është person
Demokracia
18:33 | 02 Shtator 2022

Share:

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka reaguar ndaj zyrtarit të VV’së në Tiranë, Elvis Hoxha, pasi ky i fundit tha se shpreson që “kosovaristët” të mos kërkojnë të shpallen non grata.

Sherifi përmes një shkrimi në rrjetin social Facbook tha se Hoxha është hiçi që dëshiron të shpallet ‘non grata’ për të pretenduar se është person.

““HIÇI” i papërfillshëm do të ishte i lumtur të shpallej “NON GRATA” për të pretenduar se është “PERSON”. Por të gjithë e dinë se “HIÇI rrotullohet rreth BOTËS SË HIÇIT” dhe do të përfundoj në LLUMIN E “HIÇIT””, shkroi ai.

Ndryshe Hoxha, pasi ka nxitur një mal me reagime me linçimin ndaj kryesindikalistit të Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka dalë me disa pika “me rastet më të rënda në trevat shqiptare”.

Të ngjashme