I dyshuari për përdhunimin e 11-vjeçares, Ekrem Rexhepi, nga avokati i tij është thënë se është sulmuar fizikisht nga të burgosurit të tjerë.
Këtë deklaratë të Fitim Limanit, avokatit të Ekrem Rexhepi, e ka hedhur poshtë Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK).
Zëdhënësi i SHKK-së, Florent Gashi ka thënë për Demokracia.com se për shkak të sigurisë së tij ai është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë.
“Nuk është sulmuar. Është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë për çështje të sigurisë së tij, për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm për shkak të veprës për të cilën dyshohet”, ka thënë Gashi për Demokracia.com.
Ndryshe i dyshuari Ekrem Rexhepi, dyshohet se së bashku me pesë persona të tjerë dyshohet se në fund të muajit gusht për orë të tëra kanë dhunuar një 11-vjeçare në Prishtinë. /Demokracia.com/
LEXO EDHE:
Të burgosurit sulmojnë Ekrem Rexhepin, i dyshuar për përdhunimin e 11-vjeçares