Lajme
Shërbimi Korrektues nga nesër lejon vizitat familjare nëpër burgje
Demokracia
15:09 | 02 Mars 2022

Share:

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK), ka njoftuar se nga data 3 mars, do të fillojë me lejimin e vizitave për të dënuarit dhe vizitave familjare.

Në njoftim thuhet se, secili vizitor para se të hyj në institucionin korrektues, duhet të dëshmojnë certifikatën për vaksinim me dy doza, në rast të mos vaksinimit,  vizitorët duke përfshirë edhe personat nga mosha 12 deri në 16 vjeç duhet të  posedojnë testin  RT-PCR  negativ për COVID -19, jo me të vjetër se 48 orë.

ShKK, tutje njofton se do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.

Ky është njoftimi i plotë i ShKK’së:

Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të pandemisë në vend, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të burgosurve dhe stafit, nga data 03 mars 2022  merr këto masa lehtësuese:

  1. Hiqen kufizimet sa i përket numrit të vizitorëve për vizitat familjare ndaj personave të privuar nga liria, vizitat familjare mund të realizohen sipas dispozitav ligjore në fuqi;
  2. Gjatë kohës së vizitës, vizitorët duhet të mbajnë maskat mbrojtëse;
  3. Secili vizitor para se të hyj në institucionin korrektues, duhet te dëshmojnë certifikatën për vaksinim me dy doza, në rast të mos vaksinimit,  vizitorët duke përfshirë edhe personat nga mosha 12 deri në 16 vjeç duhet të  posedojnë testin  RT-PCR  negativ për COVID -19, jo me të vjetër se 48 orë;
  4. Lejohet shfrytëzimi i benificioneve për të dënuar(vikend në shtëpi),  në momentin e  kthimit në Institucion, i dënuari i cili nuk i ka marr dy dozat e vaksinimit duhet të dëshmoj testin për COVID 19, në rast se testi rezulton pozitiv i njëjti duhet të karantinohet në institucionin korrektues për një periudhë prej 7 ditësh.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.

Të ngjashme