Ambasada amerikane në Kosovë ka dhuruar një donacion në vlerë 172 mijë dollarësh për Shërbimin Korrektues të Kosovës (ShKK).
SHKK përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se në donacion përfshihen tri automjete transportuese, të cilat do të përdoren nga Njësia për Përcjelljen e të Burgosurve, 700 batanije, 200 llamba ndriçuese “Flash Lights”, si dhe set pajisjesh mbrojtëse për intervenime të shpejta kundër trazirave, shkruan Demokracia.com
“Dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim rritjen e nivelit të sigurisë në transportimin e të burgosurve, sigurisë brenda institucioneve korrektuese, si dhe përmirësimin e kushteve të punës dhe ambientit brenda SHKK-së”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.
Njoftimi i plotë i ShKK-së, pa ndërhyrje:
SHKK vazhdon të mbështetet nga ICITAP/INL
Shërbimi Korrektues i Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, në veçanti nga Programin ICITAP&INL, ka pranuar donacionin e radhës nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).
SHKK gjatë këtij muaji nga INL ka pranuar donacion në vlerë prej 172.000 $, në të cilin përfshihen tri automjete transportuese, të cilat do të përdoren nga Njësia për Përcjelljen e të Burgosurve, 700 batanije, 200 llamba ndriçuese “Flash Lights”, si dhe set pajisjesh mbrojtëse për intervenime të shpejta kundër trazirave.
Dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim rritjen e nivelit të sigurisë në transportimin e të burgosurve, sigurisë brenda institucioneve korrektuese, si dhe përmirësimin e kushteve të punës dhe ambientit brenda SHKK-së.
ICITAP&INL me donacionet e saj po vazhdon ta mbështes fuqishëm zhvillimin e SHKK-së, duke aspiruar në ndërtimin e një sistemi të avancuar, të pavarur, të sigurt dhe të vetëqëndrueshëm./Demokracia.com
https://www.facebook.com/SherbimiKorrektuesiKosoves/posts/911867382922347