Lajme
Shërbimi Informativ finlandez ngre alarmin: Duhet të përgatitemi për ndërhyrje të Rusisë
Demokracia
21:25 | 30 Mars 2022

Share:

Shërbimi Informativ i Sigurisë finlandeze (SUPO) ka thënë se vendi nordik duhet të përgatitet për ndërhyrjen ruse, teksa vendi po vazhdon të diskutojë anëtarësimin e mundshëm në NATO.

Sipas SUPO-s, Rusia mund të përdorë taktika të vjetra si shantazhimi i politikanëve apo edhe teknologjinë, si video të rreme për të ndikuar në diskutim.

“Shoqëria finlandeze duhet të përgatitet për ndërhyrje nga Rusia, e cila tenton të ndikojë në politikëbërjen në Finlandë sa i përket çështjes së NATO-s”, ka thënë drejtori i SUPO-s, Antti Pelttari, raportoi “Euronews” të mërkurën.

Sipas tij, taktikat mund të përfshijnë edhe akuza për abuzim ose ngacmim të njerëzve me prejardhje ruse në Finlandë.

Pelttari ka njoftuar se operacionet që kanë cak Finlandën, konsiderohen të mundshme gjatë muajve të ardhshëm. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme