Shërbimet sekrete të vendeve perëndimore janë vënë nën alarm teksa kanë shtuar ndjeshëm masat që pas sulmit të terroristëve të Hamas në Izrael.
Për këtë arsye, shërbimet inteligjente në Perëndim kanë shtuar masat ndaj celulave të mundshme të Hamasit në këto shtete, e në të njëjtën kohë po monitorojnë për zbulimin e rrugëve tranzit nga Europa që mund të dërgojnë luftëtarë për t’iu bashkuar Hamasit.
Siç raportojnë mediat, takime për këtë çështje janë mbajtur edhe në shtetin fqinj, në Greqi. Sipas autoriteteve atje, shërbimet inteligjente janë duke monitoruar burgjet, qendrat e refugjatëve por edhe rrugët që përdoren nga emigrantët.
Kujtojmë se në Athinë, si në shumë shtete evropiane u mbajt një protestë në mbështetje të Hamas, ku morën pjesë kryesisht emigrantë nga Lindja e Mesme.