Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros në Superligën e Kosovës në futboll.
Këtë herë “YLLI I JAVËS” i xhiros së 4-të është shpallur futbollisti Torvioll Stullqaku i FC Malisheva
Tori, qendër sulmuesi i FC. Malisheva ka shënuar 3 gola në këtë fillim kampionat të BKTSuperliga 2021/22 , duke e dëshmuar që është aset i rëndësishëm për skuadrën e tij. /Demokracia.com